Punonjësit e Drejtorisë së policisë dhe Drejtorisë së doganave në pikën kufitare Debeli Brijeg me aktivitet të përbashkët gjatë fundjavës gjetën dhe sekuestruan rreth 12,6 kilogram drogë të llojit kanabis, e cila ishte e fshehur në makinën të cilën e drejtonte shtetasi shqiptar Man Mena (34).
Punonjësit e policisë dhe doganës në makinë gjetën 12 paketime kanabis, me masë bruto 12,598,80 gram të cilët ishin të fshehur në pragun e djathtë dhe të majtë të makinës, shkruan në kumtesë.
Mena u arrestua, ndërsa veprimet policore tregojnë se dyshohet që kishte qëllim që drogën nga Shqipëria nëpër Mal të Zi ta kontrabandoi në Kroaci.