Ndërmarrja publike Qendra për kulturë më 31 mars të vitit 2005 nënshkroi kontratën për qiradhënie njëvjeçare të Kino bahçes në Ulqin për gjashtë mijë euro.
“Lëndë e kësaj kontrate është qiradhënia e objektit afarist – Kino bahçes në Plazhin e vogël me të gjithë objektet përcjellëse dhe pajisjet ekzistuese, pronësi e Qendrës për kulturë për kryerjen e veprimtarisë estradike-koncertale dhe hotelerike”, thuhet në nenin 1 të kësaj kontrate, në të cilën Portali Ul-info kishte qasje.
Me këtë dokument, të cilin në emër të Qendrës e nënshkroi drejtori i atëhershëm Muhamet Nika, qiradhënësi është obliguar që të sigurojë lejen e punës dhe të gjithë pëlqimet për përdorimin e objektit.
Në kontratë thuhet se qiradhënia mund të shtyhet edhe për dy vite të tjera, ndërsa në nenin 6 theksohet se “palët kontraktuese pajtohen që qiramarrësi mund ta jap dikujt tjetër me qira objektin e marrë me qira”.