Policia e Austrisë, në kuadër të misionit të Agjencisë Evropiane për Roje Kufitare dhe Bregdetare (Fronteks), do të dërgojë tetë policë dhe katër drone për të ndihmuar kolegët nga Mali i Zi për mbrojtjen e kufirit me Shqipërinë fqinje.
Siç theksohet, pranë këtij kufiri kalon një nga rrugët më të rëndësishme kontrabanduese në Ballkan.
Në kufirin e Malit të Zi dhe Shqipërisë do të shpërndahen tetë policë, duke përfshirë katër operatorë të trajnuar të dronëve dhe katër drona.