Në Sallën e madhe të qendrës për kulturë para rreth 800 të pranishëm të mërkurën mbrëma është mbajtur konventa përfundimtare e Partisë demokratike të socialistëve në të cilën kanë folur drejtuesit e kësaj parti dhe kandidatët për këshilltar.
Lideri i PDS-së Millo Gjukanoviq ka thënë që ka ardhur në Ulqin që të mbushet me aromën e fitores. „E kemi parë çfarë na solli eksperimenti në dy vitet e kaluara kur ne nuk ishim në pushtet në këtë qytet“, tha ai duke shtuar që partia e tij duhet të ketë më së shumti mandate dhe të marrë përgjegjësinë për zhvillimin e Ulqinit.
Nënkryetari e PDS-së Svetozar Maroviq ka thënë që kjo parti duhet të jetë shtyllë e grumbullimit në Ulqin dhe që është reale që në zgjedhjet e ardhshme të fitoj nëntë mandate, ndoshta edhe më shumë.
„Erdhi koha kur Ulqini ka nevoj për udhëheqës të mirë dhe vizion të qartë“, tha anëtarja e Kryesisë së partisë, e cila është përgjegjëse për Ulqin, dr Sanja Vlahoviq.
„Ecim drejt fitores së rradhës. Do të jetë kjo fitorja e Ulqinit“, tha kryetari i Këshillit komunal të PDS-së dhe bartësi i listës së kësaj parti në zgjedhjet e ardhshme Loro Nrekiq. Ai tha që sot disa premtojnë projekte milionshe, ndërsa harrojnë që ato ishin në pushtet.