Shefi i Klubit të këshilltarëve të PSD-së në Kuvendin komunal të Ulqinit Skender Elezaga u zgjodh sot në Konventën e 8 zgjedhore të kësaj parti për kryetar të ri të Këshillit komunal.
Ai delegatëve, të cilët ishin 85, iu falënderua në zgjedhje dhe premtoi punë edhe më të dedikuar në realizimin e qëllimeve programore të kësaj parti në Ulqin.
Në Konventë ishin të pranishëm funksionarët e lartë të kësaj parti në krye me kryetarin Ranko Krivokapiq. Ai tha se Mali i Zi mas marrjes së ftesës për NATO ka hyrë në portin e sigurisë dhe paqes. “Por, anija jonë është e lënduar. Na nevojiten harmonia, e drejta dhe drejtësia që Mali i Zi të zhvillohet”, shtoi ai.
Tubimin e përshëndetën kryetari i komunës së Ulqinit dhe drejtuesi i Partisë demokratike Fatmir Gjeka, liderët e partive nacionale shqiptare UDSH Mehmed Zenka, Forcës Nazif Cungu, LD në MZ Mehmet Bardhi dhe LP “Perspektiva” Amir Hollaj, si dhe kryetarët e këshillave të PDS-së dhe PSP-së në Ulqin Loro Nrekiq dhe Andrija Qetkoviq.