Koalicioni “Guximi vlerësohet” njoftoi se të dielën më 4 qershor do të mbajë Konventën fituese në Ulqin.
Ndër të tjera, në këtë tubim do të flasin liderët e koalicionit dr Dritan Abazoviq dhe mr Aleksa Beçiq.
Konventa do të mbahet në Sallën e madhe të Qendrës së kulturës në Ulqin, me fillim nga ora 20:00.