Në Konventën e parë zgjedhore të Socialdemokratëve (SD) Ulqin, e cila të premten mbrëma është mbajtur në Sallën e madhe të Komunës së Ulqinit, për kryetar të Këshillit komunal u zgjodh ekonomisti i diplomuar Qazim-Qaki Hoxhiq.
Delegatët në tubim zgjodhën edhe anëtarët e Këshillit komunal SD Ulqin, delegatët për Kongresin e parë të kësaj parti, i cili do të mbahet më 31 janar, si dhe kandidatët nga Ulqin për anëtarë të Këshillit qendror të SD-së.
Tubimin e përshëndetën kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka, kryetari i Kuvendit komunal Fuad Haxhibeti dhe drejtuesit e shumicës së partive politike që veprojnë në këtë komunë.
Për pikat programore dhe veprimtarinë politike të SD-së folën kryetari i Këshillit iniciues në Ulqin Selim Resulbegoviq dhe kryetari i partisë Ivan Brajoviq.