Kopshti i ri për fëmijë në Ulqin: MJETET I MIRATOI KËSHILLI I EVROPËS

Banka për zhvillim e Këshillit të Evropës ka miratuar kreditin me vlerë prej dhjet milion euro për ndërtimin e shtatë kopshteve për fëmijë në Mal të Zi, nga të cilët njëri do të jetë në Ulqin. Kopshtet e tjera për fëmijë me këto mjete do të ndërtohen në Podgoricë, Tuz, Plevla dhe Tivar.

Në kumtesën e Ministrisë së arsimit thuhet që me realizimin e këtij projekt do të rritet përfshirja e fëmijëve në arsimimin parashkollor me anë të rritjes së kapaciteteve hapësinore dhe krijimin e kushteve optimale për punë.

Me planin gjeneral urbanistik të komunës së Ulqinit është planifikuar ndërtimi i kopshtit për fëmijë në Fushën e Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi