Tash disa javë Ulqini është komuna me më së shumti raste aktive me COVID-19 në 100 mijë banorë në Malin e Zi.
Nga nëntori të dhënat zyrtare tregojnë se numri i të infektuarve me virusin korona është rreth dy mijë, kurse numri real është të paktën tre herë më i lartë.
Në tërë këtë situatë është mirë që numri i rasteve të rënda është i vogël dhe se në këtë komunë ngadalë po arrihet „imuniteti i tufës“.