Mbrëmë u vërtetuan edhe gjashtë raste të tjera të personave të infektuar me koronavirus në Ulqin, njoftohet nga Institutit për Shëndetin Publik.
Kjo do të thotë se numri i të infektuarve në këtë komunë u rrit në gjithsej 22.
Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq vlerësoi se vizitat gjatë Pashkëve katolike ndikuan në rritjen e numrit të infektuarve me Covid 19.
“Si pasoj e kësaj kemi rritjen e numrit të të infektuarve në Ulqin. Duhet të jemi të kujdesshëm sepse të çdo relaksim mund të jetë i kobshëm”, tha Nrekiq dhe paralajmëroi kontrollet e ashpërsuara në vendbanimet periferike.