Basketbollistët e Ulqinit e kanë barazuar bilancin në pjesën e deritashme të garës në Ligën e parë Erste të basketbollit.
Ato të dielën, në Bijello Pole, fituan skuadrën vendase Centar me rezultatin 80:62, gjegjësisht arritën fitoren e dytë në gjithsej katër ndeshje të luajtura deri tani.
Ulqinakët mbas pjesës së parë të barazuar, me lojë të shkëlqyer në pjesën e tretë kanë zgjidhur çështjen e fituesit.
Në skuadrën e Ulqinit më i miri ishte lojtari me eksperiencë Toshiq i cili shënoi 18 pikë. Pikët tjera i shënuan: Pejoviq 1, Latkoviq 11, Ivanoviq 11, Vajaçiq , Vuksanoviq 6, Medenica 5, Osmajiq 3, Baroviq 2.
Në xhiron e ardhshme Ulqinakët luajnë në fushën e vet me skuadrën Jedinstvo, e cila po ashtu është nga Bijello Pole.