Komuna e Ulqinit, këtë të shtune feston ditën e saj me aktivitete të shumta
Kjo festë simbolizon përfundimin e mbledhjes së ullinjve, daljen e detarëve në det dhe fillimin e sezonit turistik.
Derisa menjëherë nisin përgatitjet e verës për pritjen e turistëve.
E në fillim të prillit jo vetëm zyrtarët e Komunës së Ulqini, por edhe ata organizata turistike, hotelierët dhe nga Qeveria e Malit të Zi vijnë në Kosovë për të ftuar kosovarët për pushime atje.
Sipas të dhënave në vitin 2023 në Ulqin kanë prirë turistët nga Kosova me 29%.
Pos pjesëmarrjes në panairet e turizmit, takime me kryetar komunash e bizneset turistike, me 18 prill do të mbahet edhe mbrëmja ulqinake.
Mbrëmja solemne bëhet në shenjë mirënjohje për kosovarët të cilët i rikthehen gjithmonë Ulqinit me shumë dashuri.
Në shenjë falënderimi dhe respekti, Ulqini i njohur si mikpritës, bujar dhe i dashur në mbrëmjen solemne, do të dhurojë këngë dhe valle nga tradita ulqinake.
Omer Bajraktari, kryetar i Komunës së Ulqinit, tha për Kosova.info se do të jenë në Kosovë kah mesi i prillit për të falënderuar e ftuar turistët më besnik të Ulqinit e që janë shqiptarët e Kosovës.
Sipas tij rëndësia e lidhjes mes shqiptarëve nga të dy vendet është e madhe.
“Sivjet presim një sezon rekord turistike. Jemi më të përgatitur si kurrë më parë”, tha Omer Bajraktari.
Kreu u Ulqinit shtoi se zhvillimi i Ulqinit s’ka më alternativë. Deri në vitin 2020, këso investimi nuk janë parë.
Derisa tregoi se kanë shpeshtuar vizitat në Kosovë, që dëshmon për lidhjet e afërta dhe bashkëpunimin e ngushte ndër qytetar dhe ndërshtetëror.
“Dekada e ardhshme do te jete e Ulqinit për shkak te zhvillimit dhe investimeve te mëdha qe po bëhen” tha Bajraktari.
Komuna Ditën e Ulqinit do ta shënojë me projekte historike.
“Ne duhet të përpiqemi gjithmonë që ajo që vjen të jetë më e mirë se ajo që ishte. Për një vit e gjysmë janë bërë shumë të mira për këtë qytet. Të them të drejtën, për shumë gjëra as që e kisha ëndërruar që do t’i realizonim”, tha Bajraktari.
Sipas tij: Dita e Komunës, po afrohet dhe do ta shënomë, guxoj të them, me veprime historike për gjithë Ulqinin.
E para, guri i themelit për hotelin e parë luksoz 5* në Plazhin e Madh investim me vlerë gati 50 milionë euro dhe të paktën 200 vende të reja pune;
I dyti, guri i themelit për rezervuarin më të madh të ujit të pijshëm në bregdet, me një vëllim prej 4,500 m3, për zgjidhjen e përhershme të furnizimit me ujë të komunës sonë (veçanërisht për Gjerana, fushën e Ulqinit, Shtoj dhe Plazhin e Madh) investim me vlerë 3. milionë euro;
I treti nënshkrimi i kontratës për zhvillimin e projektit kryesor për Stadiumin e Qytetit në vlerë prej 200.000 euro;
I katërti, fillimi i rikonstruksionit të rrugës “Mujo Ulqinaku” në vlerë 700.000 euro;
I pesti, përfundimi i punimeve në parkingun pranë ndërtesës së komunës në vlerën 100.000 euro.
I gjashti, rregullimi i terreneve sportive në Valdanos dhe tamponimi i një brezi tjetër ulliri (Bishti i Epërm) me vlerë afër 100.000 euro.
Dhe projekti i shtatë, rregullimi hortikulturor i Rrethrrotullimit pranë Komunës dhe hapësirës përreth në vlerë 70.000 euro. /Kosova.info/