“Presim përfundimin e procedurës parlamentare dhe ndryshimin e Kushtetutës, në mënyrë që të sigurohet vendi në Kushtetutën e Kosovës për pakicën malazeze si dhe vendi i garantuat në Parlamentin e Kosovës”, deklaroi kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i cili sot në Prishtinë priti delegacionin e Malit të Zi e cila merr pjesë në Forumin e miqësisë Kosovë – Mali i Zi “Radovan Zogoviq”
Në delegacionin e Malit të Zi, të cilin e udhëhoqi ministri i kulturës Branisllav Miqunoviq, ishin dhe kryetarët e Ulqinit, Plavës dhe Rozhajës, të cilët folën për infrastrukturën rrugore dhe kufitare, hapjen e pikave të reja kufitare, si dhe për kthimin e njerëzve të zhvendosur në Kosovë, transmeton portali RTCG.
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit e kanë ndërprerë panelin dhe vunë në dukje pano me mbishkrim “Në Mal të Zi shqiptarët shtypen. Kjo nuk është miqësi”.