Republika e Kosovës shqyrton mundësinë për të hapur zyrë e vet në Ulqin, është deklaruar mbas vizitës së delegacionit të Ambasadës së Kosovës e cila dje ka qendruar këtë qytet.
Sipas fjalëve të sekretarit të Ambasadës Blerim Xhemajli, kjo zyre do të punonte gjatë verës. “Sepse, në atë kohë në rivierën e Ulqinit pushojnë numër i madh i Kosovarëve, ndërsa shumë shtetas tanë kalojnë këtej kur udhëtojnë kah Kroacia dhe më tej në Europën perëndimore, ose anasjelltas”, tha ai për “Radio Ulqin”.
Xhemajli shtoi që zyra e Republikës së Kosovës në Ulqin padyshim do të lehtësonte plotësimin e nevojave të qytetarëve të këtij vendi.








