Kosova: NASER KELMENDIT I VAZHDOHET PARABURGIMI

Naser KelmendiSot, një gjyqtar ndërkombëtar i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Prishtinës, e miratoi kërkesën e një prokurori të EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) për vazhdimin e paraburgimit të Naser Kelmendit, deri më 7 korrik 2014, ka njoftuar misioni EULEX.

Naser Kelmendi është arrestuar në muajin maj të vitit 2013, në bazë të një urdhëri të një prokurori ndërkombëtar nga PSRK-ja, i cili i kishte filluar hetimet për këtë rast

I pandehuri Kelmendi është duke u hetuar për krim të organizuar, vrasje dhe trafikim të drogës. Këto janë veprat e njëjta për të cilat ai ishte hetuar nga autoritetet shtetërore në Bosnjë Hercegovinë.

Gjyqtari i procedurës paraprake vlerësoi se PSRK-ja ka vërtetuar se ekzistojnë arsye bindëse dhe të bazuara për të besuar se ekziston mundësia e kërcënimit me dhunë, gjë që e arsyeton vazhdimin e jashtëzakonshëm të paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë, ka njoftuar EULEX-i.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…