Kosovë: PËRUROHET AUTOSTRADA “IBRAHIM RUGOVA”

autostrada ibrahim rugovaËshtë inauguruar sot  Autostrada “Ibarhim Rugova”. Në një  ceremoni të organizuar në fshatin Mazgit, të Komunës së Prishtinës, në orët e pasditës,  ku morën pjesë presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, ministra të Qeverisë së Kosovës dhe drejtues të tjerë të institucioneve të vendit si dhe përfaqësues të punëkryesit, kompanisë tashmë të njohur te ne, Bektel@ Enka,  me një akt simbolik-ndezjen e dritave të Autostradës, është promovuar kjo vepër e rëndësishme për Kosovën.

Autostrada e Kosovës “Ibrahim Rugova”, për qarkullim do të hapet më 27 nëntor nga ora 07:00.

Në ceremoninë e organizuar ka folur fillimisht presidentja Atifete Jahjaga, e cila në fjalimin e saj i ka thurur elozhe këtij projekti të rëndësishëm dhe të kushtueshëm për Kosovën. Derisa, kryeministri Hashim Thaçi, në fjalën e tij, ka theksuar në këtë ceremoni se ka përfunduar me sukses ndërtimi i njërit prej projekteve më të mëdha për vendin tonë – autostradës që lidhë Kosovën me Shqipërinë.

Standardet e projektit të Autostradës në Kosovë janë TEM (Trans European Motorway). Shpejtësia e projektuar përgjatë gjithë gjatësisë së Autostradës në Kosovë është 120 km/orë. (Koha Ditore)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi