Kosovë: THAÇI NË OPOZITË?

Haradinaj, Mustafa, LimajPartitë opozitare LDK-ja AAK-ja dhe NISMA për Kosovën janë marrë vesh për krijimin e koalicionit qeverisës. KTV merr vesh se këto subjekte kanë ndarë edhe postet më të larta shtetërore.

Kështu, sipas kësaj marrëveshje, posti i kryeministrit do ti takojë AAK-së, presidenti dhe kryetari i kuvendit do ti LDK-së, ndërsa Nisma për Kosovën do të marrë postin e zëvendëskryeministrit.

Kjo marrëveshje është nënshkruar nga lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ai i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i kryesisë së Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj.

Pjesë e koalicionit do të jenë edhe minoritetet që sipas tyre gjithë së bashku do ti kenë 69 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Me këtë marrëveshje, Hashim Thaçi del në opozitë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi