Kostumet popullore në Ulqin

Ulqini dhe rrethina e tij janë të njohur gjerësisht për kostumet e tyre të larmishme popullore. Ka shtatë kostume grash: myslimane të qytetit, anamalse, krajançe, shestanase, malsore, bregasore dhe malazeze.

Pasuria e ngjyrave, llojeve të materialeve dhe dekorimeve e bën çdo kostum të veçantë dhe unik. Çdo pjesë e kostumit kishte karakteristikat e veta praktike dhe simbolike. Përcaktohet se kur vishet cila pjesë dhe për cilin rast.

Të gjitha janë origjinale dhe dëshmojnë për harmoninë ndërkulturore dhe bukurinë e diversitetit në këtë rajon.

Ato mund të shihen në shkëlqimin e tyre të plotë në dasma, dhe ndonjëherë në Pazarin e Ulqinit. Kjo është arsyeja pse mysafirët që vinin në Ulqin gjithmonë pëlqenin të fotografonin shitëset me kostume tradicionale, kurse udhëpërshkruesit linin shënime interesante rreth këti fenomeni.

Këtë verë mund t’i shohin në Kala.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi