Klubi i Podgoricës dhe Ministria e Shkencës së Malit të Zi organizojnë ngjarjen e parë me radhë në nivel të lartë e cila ka të bëjë me Forumin „Shkenca dhe inovimet – Vizioni 2030 për Ballkanin Perëndimor“.
Forumi do të mbahet me 9 prill të vitit 2019 në Hotelin „Holiday Villages Montenegro – Karsima Hotels Adriatic“ në Ulqin.
Klubi i Podgoricës ka synim prosperitetin, ruajtjen e marrëdhënieve të mira ndër fqinjësore, bashkëpunimin rajonal dhe afirmimin në skenën ndërkombëtare, me qëllim që të nxisë vizionin e zhvillimit të Rajonit të Ballkanit Perëndimor në fushën e ekonomisë, kulturës, shkencës, hulumtimit dhe inovimit deri në vitin 2030.