Të hënën u mbajt mbledhja e Këshillit të Bashkësisë Vendore Ostros në të cilën u formua Këshilli Organizator për organizimin e manifestimit “Festa e Gështenjave” 2013. Këshilli Organizator vendosi që manifestimi i sivjem të mbahet të shtunën, më 16 nëntor 2013, në qendër të Krajës në Ostros, njoftoj portalin KrajaOnline anëtari i Këshillit Organizator z. Ali Gjeçbritaj.
“Lidhur me këtë është formuar Këshilli Organizator i manifestimit në të cilin organ, njëri ndër anëtarët e tij jam edhe unë, për të parën herë pas shatë vite me radhë që organizohet ky manifestim bujqësor, turistik e kulturor në Krajë. Anëtarët e Këshillit të Bashkësisë Vendore kësaj radhe e panë të arsyeshme që në Këshillin Organizator të jetë edhe përfaqësuesi , këshillëtari i LD në MZ në Kuvendin e Komunës, në rastin konkret unë.
Andaj shfytëzoj rastin që t’iu vë në dije të gjithë vizutuesëve të portalit Tuaj dhe Tonit se Këshilli Organizator i manifestimit të sivjem ka vendosur që manifestimi “ Festa e Gështenjave” 2013 të mbahet të shtunën, më 16 nëntor 2013, në qendër të Krajës, në Ostros”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e z.Ali Gjeçbritaj.