Dje në Krajë u organizua manifestimi “Festa e gështenjave 2013” në të cilën ndër të tjerë morën pjesë edhe përfaqësues të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (TIKA).
Burime të mirëinformuara nga Bashkësia Lokale e Ostrosit njoftuan portalin KrajaOnline se të hënën me datë 18.11.2013 përfaqësues të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (TIKA) në mënyrë zyrtare do ti dorëzojë projektin për furnizimin e Krajës me ujë të pijshëm Bashkësisë Vendore të Ostrosit.
Pas dorëzimit të projektit pritet vetëm miratimi i tij nga Komuna e Tivarit (nëse do të miratohet) dhe përfaqësuesit e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (TIKA) janë të bindur se punimet në teren për realizimin e projektit do të fillojnë në vitin 2014.
Gjatë vizitës së fundit në Krajë të përfaqësuesve të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (TIKA) me rastin e festës së geshtanjave, të shoqëruar nga kryetari Këshillit të BV Ostrosit z. Emro Duraku ato vizituan edhe fabrikën e vjetër të pelimit e cila ka vite që është jasht funksionit. Sipas disa informacioneve jozyrtare flitet që TIKA po shqyrton mundësinë e rihapjes së kësaj fabrike me qëllim hapjen e vendeve të punës për banorët e Krajës.
Kujtojmë këtu që Agjencisia Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (TIKA) ka financuar edhe rikonstruktimin e ambulancës së Krajës e cila u inagurua me 4.07.2013, ndërsa më projektete e fundit TIKA po krijon kushte gjithnjë e më të mira për banorët e Krajës të cilës banorët e Krajës duhet ti jenë tepër mirënjëhëse.