Krajë: Dhuratë e Rotary Club Tivar shkollës fillore “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në Ostros

Beqir BerjashiShkolla fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Krajë me 28.03.2020 muar dhuratë me shumë vlerë nga Rotari Clubi i Tivarit

Siç mësohet “Donacionet 10 vjet për 10 shkolla vazhdon, në mënyrë që shkollat e Tivarit të pasurohen dhe të bëjnë përpjekje lidhur me kërkesat e mësimit në distancë/mësimit online/. Kështu Rotary Cklub Tivar para dy ditëve  dhuroi donacion shkollës në Krajë : një  televizor, një aparat fotokopjimi me skaner dhe pesë kompjuterë të cilët padyshim se do ua lehtësojnë punën mësimdhënsëve dhe nxënsëve në përgatitjën e materialit edukativo arsimor/materialit mësimor dhe për  realizimin e programit në distance/programit online/ te mësimit Mësojmë në shtëpi” shprehen në Rotary Club Tivar.

Drejtori i shkollës Beqir Berjashi falenderoi Rotary Club Tivar për donacionin dhe shtoi se kjo dhuratë i ka gëzaur mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës, posaçerish sot kur mësimi zhvillohet nga shtëpitë.

Nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës tone të cilët mësimin e zhvillojnë në gjuhën shqipe janë të lidhur me grupe në aplikacione të ndryshme të internetit dhe deri më tash kjo formë e punës po funcionon siç duhet dhe ka dhënë ezulltate. Ai gjithashtu vuri në dukje se janë në pritje që organizimi i mësimit në gjuhën shqipe, të cilën e ka paralajmëruar Ministria e arsimit, komunikimi i deritashëm në relacionin nxënës-mësimdhënës-prindër po funkcionon për mrekulli. Ai më këtë rast falenderon posaçerisht prindërit, të cilët në shtëpi ndihmojnë fëmijët dhe respektojnë instrukcionet dhe këshilat e mësimdhënsëve. Në këtë mënyrë nxënësit përvetësojnë njohuri të reja dhe siç po shihet nuk do të mbesin prapa. Duhet theksuar tha ai në fund se nxënësit nga Kraja janë të privuar nga mësimi/orët mësimore/ që jepet në kanalet televizive në gjuhen shqipe, pasi që në trevën e Krajës nuk munt ë shihet gjithëkund TV BOIN dhe TV Teuta.

Përndysha java e parë e mësimit në largësi në bazë të përfundimeve të Aktiveve profesionale dhe Këshullave të klasëve ia ka arritur qëllimit dhe është realizua në tërësi ajo që është synua në këtë shkollë, të vetmin institucion edukativo arsimor ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe në komunën e Tivarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT
Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT

“Në ditët në vijim do të marrim masa dhe veprime që të mundohemi t’i ndihmojmë qytetarët e Kalasë që të kenë një furnizim më të mirë me ujë”, tha drejtori ekzekutiv i SHPK “Ujësjellësi dhe kanalizimi”

Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE
Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE

Për shkak të problemeve të vazhdueshme me ujin, banorët e Kalasë kanë paralajmëruar protestë. “Situata prej javësh është e padurueshme dhe nga mungesa e ujit na ikin mysafirët”, pohojnë Kalalitë. Sipas

Edhe sot bllokimi i rrugës në Peçuricë: BLOKADA E RADHËS NË KRYTHË
Edhe sot bllokimi i rrugës në Peçuricë: BLOKADA E RADHËS NË KRYTHË

Banorët e Mërkotit kanë organizuar të dielën për të tretën herë bllokimin e rrugës rajonale në Peçuricë. Kësaj radhe, siç kanë bërë të ditur, bllokada është zgjatur për një orë, gjë që ka shkaktuar një

In memoriam: FATMIR MILO NINAMBEGU(1951-2022)- Këthimi në vendlindje
In memoriam: FATMIR MILO NINAMBEGU(1951-2022)- Këthimi në vendlindje

U hap lajmi: në Njujork ndërroi jetë Fatmir Milo Nimanbegu.Ka qenë e ditur se disa kohë ka vuajtur prej sëmundjesë të rëndë, joshëruese. ​Në vitet pesëdhjeta-gjashtëdhjeta jeta në Kalanë e Ulqinit. Pak

NELAJ: SHTYHET SEZONI I GJUETISË, FILLON ME 4 SHTATOR
NELAJ: SHTYHET SEZONI I GJUETISË, FILLON ME 4 SHTATOR

Njoftojmë të gjithë gjuetarët dhe qytetarët e Komunës së Ulqinit, se hapja e sezonit të gjuetisë që ishte e paraparë të hapet me datën 07.08.2022 ,pas kërkesës së kryetarit të Komunës së Ulqinit , Omer