Që nga muaji janar filluan përgatitjet për fillimin e ciklit të takimeve me një numër të përzgjedhur të fëmijëve, të rinjve, prindërve e mësidhënësve nga Kraja, ne kuader te projektit “Fuqizimi i të rinjve për vlerat identitare”, projekt ky i mbështetur nga Fondi përmbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi.
Qëllimi i takimeve ishte njohja e konceptit të identitetit kombëtar e fetar tek fëmijët, roli i të rinjve në ruajtjen e vlerave identitare dhe poashtu prindërit dhe mësmidhënësit të kuptojnë se cfarë duhet të kenë parasysh kur fëmijëve iu flasim mbi kombin, fenë e traditat tona, mënyrat se si duhet të diskutojmë me fëmijët dhe të rinjtë, në mënyrë që në të ardhmen të kultivojmë një shoqëri të drejtë dhe demokratike pa u tjetërsuar.
Ne kuadër të këtij projekti janë realizuar gjashtë takime/aktivitete me tematika të ndryshme ku secili nga këto takime kishte në thelb të rinjtë dhe rolin e tyre në ruajtjen e vlerave identitare.
Duke pasur parasysh që Kraja është një zone ku jo shpesh realizohen projekte të tilla, ky projekt është pritur dhe realizuar me një interes mjaft të madh, ka pasur një ecuri të mire dhe në fund grupi pjesmarrës në projekt ka përfituar njohuri të reja e poashtu ka zhvilluar dhe zotësuar shkathtësi të reja.
Nga fjala e kordinatorës së projektit, Medina Curoviq e cila duke e falenderuar Fondin për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi, u shpreh se “e dimë që fëmijët e të rinjtë janë një sfidë në vehte, janë themeli i një shoqërie ku sa më e pasur të jetë dituria e sa më i hapur të jetë vizioni i tyre aq më e përparuar është shoqëria dhe komuniteti që i rrethon. Mësuesit e parë janë prindërit tanë nga ku mësojmë hapat e parë dhe mënyrën se si ta shohim botën që na rrethon.”
Znj. Curoviq poashtu thekson: “Ruajtja dhe kultivimi në mënyrë individuale i vlerave identitare si dhe bashkëpunimi i të rinjve në mes veti duke pasur parasysh këtë qëllim është komponent i domosdoshëm për të ndërtuar një shoqëri të shëndoshtë demokratike. Për ti arritur të gjitha këto të rinjtë duhet të kenë një ambient dhe shoqëri që i kultivon dhe i ruan vlerat e tilla.
Fëmijët në Krajë janë si gjithë fëmijët e botës, me ëndrra dhe dëshira, të rinjtë janë me ambicije të mëdha për të arritur lart në jetë e prindërit me aq kushte sa kanë bëjnë më të mirën për të iu plotësuar të gjitha dëshirat por dihet që Kraja është një zonë e lënë pas dore dhe mungojnë shumë aktivitete për secilen moshë, prandaj viteve të fundit kam tentuar të ndodhem pranë grupeve të ndryshme, fillimisht me grate ku realizova dy projekte dhe tani ky project që ka në qender të rinjtë, por duke përfshirë të gjitha grupmoshat duke shpresuar që realizimi i projekteve të tilla do ta përmbushë sadopak boshllëkun që ka lënë mos organizimi i aktiviteteve të tilla në këtë krahinë.”
Projekti u përmbyll me një vizitë studimore në Ulqin, ku grupi pjesëmarrës në projekt u mirëprit në xhaminë e Pashës, në Ulqin nga Kryeimami I Bashkësisë Islame të Ulqinit – ef. Ali Bardhi i cili i përshendeti të pranishmit dhe iu foli në lidhje më historikun e ndërtimit të xhamiave në qytetin e Ulqinit dhe më gjërë. Nga fjalet e tija të pranishmit paten mundësi të kuptojnë atë që shpesh lihet në harresë e që jane “rrënjët e hershme të fesë islame në këto treva”.
Pas vizitës në xhami, pjesëmarrësit paten mundësinë që të vizitojnë edhe hamamin e vetëm që gjendet në oborrin e kësaj xhamie, i cili edhe pse është jofunksional duket që dikur ka gëzuar një ndërtim përfekt.
Pas vizitës në xhami grupi pjesmarrës vizitoj edhe muzeun e qytetit te Ulqinit ku u mirëpritën nga z. Gazmend Kovaci. Aty të pranishmit paten rastin që të shohin dhe të prekin ndërtimet shumëshekullore Ilire dhe poashtu të dëgjojnë nga z.Kovaci një shpjegim të shkurtër për cdo hapsirë të muzeut.
Kordinatorja e projektit, tani pas perfundimit të projektit shprehet mjaft e kënaqur me pjesëmarrjen, realizimin dhe përmbushjen e qëllimeve të projektit e nga ana tjetër grupi pjesëmarrës në project shprehen shumë të emocionuar e poashtu pohojnë se janë entuziast për projekte të tilla edhe në të ardhmen.