Krajë: Të mërkurën u bë shfaqja e dokumentarit “Ublat e Krajës –Sinonim i Jetës të realizuar nga SOS telefoni – Ulqin, të autores Hatixhe Nelaj

 

Dokumetari në fjalë i cili zgjatë 50 minuta ka përfshi disa Ubla në Krajë. Protagonistët e dokumentarit Dr. Ismail Doda, Ali Gjeçbritaj dhe Gazmend Çitaku përshëndetën iniciativën e Z.Nelaj duke e vlerësuar lartë punën e sajë në zbardhjen e rëndësisë së Ublave si trashëgimi kulturore me shumë rëndësi për zonën e Krajës, dhe kontributin e sajë disavjeçar në ruajtjen e trashëgimisë kulturore .
Nelaj u shpreh se promovimi i dokumentarit u bë pikërisht në Krajë në këtë stinë të vitit ,meqenëse tani është një numër të konsiderueshëm i bashkëvendësve tanë të cilët vijnë nga diaspora, dhe të cilët përmes dokumentarit do të njihen me historinë e vendit të tyre po edhe me bukuritë e radha të natyrës që posedon Kraja,e që janë pasqyruar në këtë dokumentar.
Protagonistëve të dokumentarit Dr.IsmailDoda, Ali Gjeçbritaj, Gazmend Çitaku, Sait Gjonoviq dheFatime Perashi në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe bashkëpunimit për realizimin e këtij dokumentari u ndanë Mirënjohje.
Mirënjohje u ndanë edhe stafit realizues të dokumentarit, gazetares Dafina Teliqi e cila njëherit ishte edhe moderatore e këtij aktiviteti, gazetarit Bekim Çoba, dhe kameramanit Shaban Bani Bajraktari.
Zonjave prezentë në sallë u ndanë buqete lule, ndërsa të gjithë pjesëmarrësve u dha nga një kopje DVD të dokumentarit. Për të gjithë të pranishmit u shtrua një koktej rasti.
Ky është filmi dokumentar i 7 të që realizon Z.Nelaj dedikuar trashëgimisë kulturore.
Projekti është përkrahur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Njeriut në Mal të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…