Një nga kreatorët më të njohur në Mal të Zi Llazar Illiq ka thënë se i gëzohet pjesëmarrjes në manifestimin “Ulqin Fashion Night”, i cili mbahet këtë fundjavë.
“Veçanërisht jam krenar për tërë ekipin i cili e organizon këtë eveniment sepse e di sa mund dhe punë është investuar aty. Kur organizoni edhe një ngjarje më të vogël e di se duhet të investoni 100 për qind nga vetja, e ato me të vërtet kanë investuar edhe më shumë se kaq”, tha Illiq për “Dnevne novine”.
Sipas fjalëve të tija, bëhet fjalë për një skuadër fantastike. “Jam i sigurt se njerëzit më në fund do të shohin se çfarë potenciali ka Ulqini. Kanë lokacione të shkëlqyera në të cilat i organizojnë sfilatat, kështu do të jetë edhe këtë herë. Skenografia do të jetë diçka çfarë Mali i Zi nuk kishte mundësi ta shoh deri tani. Jam i kënaqur që do të jem pjesë e kësaj ngjarje”, shtoi Illiq.