Kreatorja e modës nga Serbia Maja Krsmanoviq ka thënë se nga pesë gjërat të cilat i dashuron në Mal të Zi në vendin e parë dhe të dytë janë lokalitetet në Ulqin.
“Në vendin e parë më duhet të vendosi plazhin e Limanit, plazhin e fëmijërisë time. Nga mosha katër vjeç dhe për disa vite më vonë, prindërit më çonin në pushim atje, kështu që kam një numër të madh të kujtimeve të bukura të lidhura me atë plazh”, tha ajo për “Pobjeda”.
Në vendin e dytë të vendeve të preferuara ajo vendosi Plazhin e madh gjegjësisht grykën e Bunës në det. “Ndjesia që me një këmbë rrini në ujin e ëmbël, me tjetrën në ujin e kripur është e mrekullueshme”, shtoi ajo.