Anëtari i Këshillit parlamentar për ekonomi Srgjan Milliq ka paralajmëruar që prapë do të iniciojë seancën dëgjimore kontrolluese të administratës së EEMZ, e cila refuzon të kyç rrymën në Kripore për shkak të borxhit prej 20.000 euro. Milliq në mbledhjen e kaluar ka thënë që Kriporja rrezikon të mbulohet nga uji dhe që urgjentisht ka nevojë të kyçet rryma elektrike në mënyrë që rreziku të neutralizohet.
Edhe kryetari i Sindikatës së Kripores Marko Miranoviq thotë që situata kaotike në atë ndërmarrje për çdo ditë përkeqësohet. Ai shton që për shkak të shkyçjes nga rrjeti elektrik është në pikëpyetje dhe grumbullimi i 80 i kripes.