Nga Administrata e Falimentit njoftuan se dështoi edhe tenderi i 15 për shitjen e pronës së luajtshme dhe të paluajtshme të Kripores.
Çmimi i ofruar për blerësit potencial ishte pak mbi 130 milion euro, ose pothuajse dy here më pak se në tenderin e parë.
Në thirrjen publike thuhej se prona mund të blihet vetëm në tërësi.
Administrata e falimentit para tre vitesh njoftoi se nuk do të hap më shpallje publike për shitjen e fabrikës dhe tokës gjersa të rregullohen marrëdhëniet pronësore në mes shtetit dhe Kripores.