Në shpalljen e dhjetë publike për shitjen e të drejtës së përdorimit të pronës së Kripores nuk u lajmërua askush. Administruesi i falimentimit Ognjen Jovoviq kësaj radhe e ofrojë Kriporen për 190 milion euro.
Ai paralajmëroi që së shpejti do të shpallet tenderi i 11, me çmim më të ulët nga ajo që ishte në shpalljen e 10.
Këtë vit, tetë dekada nga themelimi, në ndërmarrjen më të vjetër në Ulqin nuk do të organizohet grumbullimi i kripës.