Ditën e pestë të grevës së urisë punëtorët e Kripores i ka vizituar delegacioni i Forcës së re demokratike, Frontit demokratik dhe Partisë socialiste popullore.
Në delegacionin e Forcës ishin nënkryetari i partisë dhe deputeti në Kuvendin e Malit të Zi Genci Nimanbegu, si dhe funksionarët e lartë të partisë dhe komunës së Ulqinit Ardijan Mavriqi dhe Mustafa Gorana.
Në emër të Frontit demokratik punëtorët e Kripores i vizituan deputetët Janko Vuçiniq dhe dr Ljiljana Gjurashkoviq, ndërsa para Partisë socialiste popullore këtë e bënë Predrag-Pegja Miliqeviq dhe Tomislav Qetkoviq.
Siç na është deklaruar, nesër me punëtorët e Kripores do të bisedojnë kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka si dhe kryetari i Unionit të sindikatave të pavarura Srgja Kekoviq.
Organizata sindikale e Kripores i ka dërguar sot kryetarit të Kuvendit komunal të Ulqinit Fuad Haxhibetit lutjen për mbajtjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Parlamentit lokal për shkak të situatës së përgjithshme në këtë ndërmarrje.