Në basenet e Kripores as në vitin 2017 nuk do të ketë grumbullim të kripës, mëson Portali Ul-info.
Ky është viti i katërt me radhë që kripa nuk do të grumbullohet.
Para kësaj në historinë e kësaj ndërmarrje më të vjetër në Ulqin, të themeluar në vitin 1934, është shënuar vetëm dy herë që nuk kishte grumbullim të kripës: një herë gjatë Luftës së dytë botërore (1943), dhe në vitin 1964, kur shiu i gjatë krejtësisht i shkriu kristalet e kripës.