Kryetari i Këshillit për kontrollit e procesit të privatizimit në Kuvendin e Malit të Zi dhe deputeti i Frontit demokratik Janko Vuçiniq tha që nesër do të vijë të vizitojë basenet e Kripores.
Organizata sindikale e kësaj ndërmarrje ka ftuar drejtuesit e institucioneve komunale, deputetët dhe përfaqësuesit e sektorit civil që të enjten të vizitojë Kriporen.
Punëtorët kanë frikë që për shkak të një sërë problemesh të cilët e përcjellin Kriporen me vite mund të vijnë deri tek dështimi i grumbullimit të sivjetmë të kripës dhe fikjes faktike të fabrikës më të vjetër në Ulqin.