Mbasi që Unioni i sindikatave të pavarura të Malit të Zi dhe Organizata sindikale e Kripores kanë njoftuar kryetarin e Malit të Zi Filip Vujanoviq me gjendjen katastrofale në këtë ndërmarrje më të vjetër të Ulqinit, nga kabineti i tij iu është dhënë përgjigja që “kryetari me kujdes ka shqyrtuar letrën e tyre”.
“Me qëllim që të ju ndihmojë ka drejtuar letrën në kompetencë ministrit të ekonomisë Vlladimir Kavariq, me lutje që për këtë çështje ta njoftojë me përgjigje”, thuhet në përgjigjen e Vujanoviqit dërguar sindikalëve.
Përndryshe, administruesi i falimentimit në Kripore nesër duhet të deklarohet mbi ofertat për qiramarrje të kësaj ndërmarrje.