Çështja, statusi dhe administrimi i Kripores së Ulqinit mbetet ende në fokusin e opinionit evropian politik dhe profesional.
Këtë e tregon paralajmërimi i bashkëkryetarit të lëvizjes Të Gjelbërit e Evropës dhe deputetit në Parlamentin Evropian Tomas Vajc, i cili të mërkurën, më 1 shtator, do të jetë në Kripore.
Ky politikan austriak dhe njohës i mirë i situatës tek ne do të vizitojë këtë hapësirë në shoqërinë e përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe të Lëvizjes Qytetare URA, e cila është anëtare e lëvizjes Të Gjelbërit e Evropës.
Në të gjitha raportet vjetore të Parlamentit Evropian Kripore zë vend të rëndësishëm.