Punëtorët në Kripore kanë nisur grevën për shkak të 10 pagave të papaguara dhe kontributeve të cilat nuk paguhen tash pesë vite. “Kemi kërkuar që të lidhet stazhi deri më 20 janar. Askush nuk ka begenis as të na përgjigjet”, deklaroi për “Vijesti” kryetari i Sindikatës së kësaj ndërmarrje më të vjetër në Ulqin Marko Miranoviq.
Ai tha që vetëm në nëntor janë dërguar blerësve 500 tonë kristale të kripës, me vlerë rreth 50 mijë euro, por që punëtorët nga kjo shumë nuk fituan asnjë cent.
Në Kripore për momentin janë të punësuar 49 punëtor, apo dhjetë herë më pak se në vitin 1991.