Kriporja: FUNKSIONARËT E MZ POZITIV VIZITOJNË GREVISTËT

Funksionarët e Këshillit komunal të Malit të Zi Pozitiv kanë vizituar sot punëtorët e Kripores, të cilët tash tre ditë janë në grevë urie në hapësirat e kësaj ndërmarrje. Pjesë e delegacionit ishin Kryetari i këshillit dhe deputeti në Kuvendin e Malit të Zi Dritan Abazoviq, nënkryetari i KK dhe nënkryetari i komunës së Ulqinit Safet Beci dhe nënkryetari i KK dhe menaxheri i komunës së Ulqinit Omer Bajraktari.Safet BeciAto përkrahën protestën e punëtorëve të Kripores dhe theksuan që ka pak shansi që ai do të ketë sukses, sepse Qeveria e Malit të Zi bënë çdo gjë që ti pengojë punëtorët. “Vlerësoj përpjekjet tuaja mbinjerëzore që të provoni të paktën të shpëtoni Kryporen”, tha Abazoviq.

Ai shtoi që projekti i disa njerëzve të cilët kanë përkrahje në maje të pushtetit që prej hyrjes në procesin e falimentimit ishte që Kriporja të shkatërrohet.

Punëtorët e Kripores u falënderuan në vizitë duke theksuar që tre ditët e kaluara askush nuk i ka vizituar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi