Udhëheqësia e Kripores ka vendosur të premten që 20 nga gjithsej 66 punëtorë nuk munden më të nënshkruaj kontratën e punës, që do të thotë ato do të mbesin pa punë në këtë ndërmarrje më të vjetër në Ulqin.
Siç deklaroi për “Vijesti” udhëheqësi në falimentim i Kripores Ognjen Jovoviq, 46 punëtorë janë të mjaftueshëm për punë dhe prodhim të kësaj fabrike të kristaleve të kripës.
Përndryshe, edhe 46 punëtorët e mbetur të Kripores të premten janë larguar nga puna, por me to është nënshkruar kontrata e re e cila do të vlej deri më 31 dhjetor.