Kriporja: GRUMBULLIMI I 79 I KRIPËS VIHET NË PIKËPYETJE

Gjendja në Kripore fiton përmasa dramatike, sepse pronari shet pajisjet si hekur të vjetër, kripë në magazinë nuk ka, hapësira për grumbullim është nën qiellin e hapur, ndërsa pompat janë të hequra, shkruan “Vijesti”.

Bashkëbiseduesit e kësaj gazetë mendojnë që bëhet fjalë për “pastrim të terrenit” në mënyrë që fabrika të fiket.

Në pozitën më të vështirë janë shtatëdhjetë punëtorët e mbetur të ndërmarrjes më të vjetër në Ulqin. Ato jo vetëm që shumë rrallë marrin rrogat, por me 1 korrik i përfundon dhe kontrata e punës. “Revolti i tyre është i madh, por ende i kontrolluar dhe deri diku i shtyrë me një anë nga premtimet që fabrika do të mbijetoj”, vlerësojnë në këtë gazetë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…