Kriporja: GRUMBULLIMI I KRIPËS FILLON ME 26 GUSHT

Grumbullimi i 79 i kripës në mënyrë klasike fillon me 26 gusht, është lajmëruar nga kjo kompani. “Presim që në basenet e Kripores do të grumbullohen 20 mijë ton kristale të kripës”, tha për “Dan” Bojsha Shotra, drejtori i “Eurofondit”, në pronësi të kujt është kjo ndërmarrje më e vjetër e Ulqinit.

Sipas fjalëve të tija, në punët e grumbullimit të kripës përveç punëtorëve të përhershëm, do të angazhohen dhe disa dhjetëra punëtorë sezonal.

Shotra tha që mbas grumbullimit do të lëshohen në punë makina e re për paketimin e kripës.

Kriporja gjendet në falimentim klasik nga viti 2011, dhe në të për momentin janë të punësuar rreth 70 punëtorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi