Kriporja: GRUMBULLIMI SHTYHET PËR DISA DITË

Edhe pse drejtuesit e kompanisë kanë paralajmëruar që të hënën do të filloj zyrtarisht grumbullimi i 79 i kripës, ai është shtyrë për disa ditë.

Jo zyrtarisht mësojmë që arsyeja kryesore e shtyrjes së fillimit të grumbullimit është problemi me funksionimin e transportuesit vetëlëvizës, i cili është i nevojshëm për grumbullimin e kripës në mënyrë klasike, me lopata dore.

Shiu që ra të hënën, i cila, siç paralajmërojnë meteorologët, do të bie edhe në tre ditët e ardhshme, nuk shkoj në favor të grumbulluesve të kripës.

Nga kjo ndërmarrje më e vjetër në Ulqin, më herët është deklaruar që pritet që gjatë këtij grumbullimi do të mblidhen rreth 20 ton kristale të kripës.

Kriporja tash dy vite gjendet në falimentim klasik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi