Pronarët e Kripores kanë kërkuar nga Qeveria e Malit të Zi të gjejë rreth 250 mijë euro për mbledhjen e 79 të kripës. Me këto para, siç mendojnë në udhëheqësi të ndërmarrjes më të vjetër në Ulqin e cila ndodhet në falimentim, mund të paguajnë pagat e punëtorëve.
Në Kripore tani janë të punësuar 72 punëtorë, apo shtatë herë më pak se para 25 viteve. As marrëveshjen e arritur në fund të shkurtit, me të cilën ato fituan kontratat për punë, në kohë të caktuar, drejtuesit e ndërmarrjes nuk e respektojnë, kështu që punëtorët ndodhen në skaj të ekzistencës.
Siç deklaruan punëtorët për UL-info, me arsyetim që ju nevojiten paratë për përgatitjen e mbledhjes, administrata e falimentimit para pak kohëve përdori disa mijëra ton kripë nga rezervat dhe ja shiti “Crnagoraput-it”, e intensivisht shitet dhe hekuri i vjetër.
Borxhet e Kripores janë rreth tre milion euro. Në vijim është tenderi i shtatë për shitjen e kësaj ndërmarrje. Çmimi kësaj radhe është 204 milion euro, apo 54 milion më pak se në tenderin e par publik për hapësirën me sipërfaqe 15.2 milion metër katror.