Punëtorëve të Kripores do t’u zgjaten kontratat për punë, të cilat skadojnë me 30 qershor, por ato njëkohësisht janë informuar gojarisht që para për pagesën e rrogave në arkën e kësaj ndërmarrje në falimentim nuk ka,mëson portali UL-info.
Punëtorët besojnë që kjo është edhe një “lojë pa kufi” e drejtuesve të kësaj firme më të vjetër në Ulqin, e cila vjen pikërisht në momentin kur, me punën e erës dhe diellit, kanë filluat të zbardhohen fushat e kripës në Ulqin.
Mirëpo, akoma është i paqartë fati i grumbullimit të 79 të kripës, sepse praktikisht nuk ka mjete dhe as makineri që përdoren për grumbullimin e kristaleve të bardh.