Ditën e gjashtë punëtorët e Kripores kanë vendosur që të ndërprenë grevën e urisë. Si arsye për këtë akt të vetin ato theksuan që këtë iu kërkuan drejtuesi i Unionit të sindikatave të pavarura të Malit të Zi dhe i Forcës së re demokratike, të cilët i vizituan sot.Pritet që të hënën për problemet e Kripores të organizohet tryezë e rrumbullakët me iniciativën e USP MZ, ndërsa që pas kësaj për problemet e Kripores do të diskutojë dhe Parlamenti lokal.