Kriporja: NË MARS STUDIMI PËR INICIMIN E PRODHIMIT TË KRIPËS

Kriporja, SolanaNga Ndërmarrja publike “Parqet nacionale të Malit të Zi”, e cila administron Kriporen, është njoftuar se inicimi i prodhimit të kripës paraqet një nga aktivitetet e veçanta të programit të punës dhe është në lidhje të drejtpërdrejtë me shfrytëzimin dhe ruajtjen e qëndrueshme të burimeve natyrore.

“Lidhur me këtë, do të bëhet analiza e mundësive të ripërtëritjes së prodhimit të kripës që përfshinë përpilimin e studimit për mundësitë e prodhimit të kripës dhe përpilimin e biznes planit. Është e nevojshme të shikohen mundësitë e prodhimit të kripës si nga ana ekonomike ashtu edhe nga aspekti ekologjik”, thanë nga kjo ndërmarrje.

Është planifikuar, siç shpjeguan, që studimi të realizohet në katërmujorin e parë të këtij viti duke shfrytëzuar përkrahjen profesionale dhe duke implementuar praktikën më të mirë të atyre kriporeve të cilët në mënyrë të suksesshme merren me prodhimin dhe shitjen e prodhimeve të veta, si dhe me mbrojtjen e biodiversitetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…