Kriporja: NË VIJIM FOLEZIMI I FLAMINGOVE

ulcinj-na-bazenima-solane-cudesna-slika-jato-450-flamingosa-slika-84279Qetësia dhe siguria janë arsyet kryesore pse këtë vjeshtë në Kripore janë mbi një mijë flamingo dhe që është në vijim procesi i folezimit të tyre.

Kësaj gjithsesi do ti kontribuoj dhe aksioni i Qendrës për mbrojtjen dhe studimin e shpendëve (CZIP) të cilët vitin e kaluar me ndihmën financiare të organizatës gjermane “Euronatur”, kanë bërë kupe artificiale për folezimin e tyre.

Në CZIP shpresojnë që kjo do të kontribuoj që zona e Kripores të shkruhet në atlasin botëror të lokaliteteve për folezimin e flamengove në Mesdhe – thuhet në kumtesë.

Me shikimin e unazave, ornitologët kanë konstatuar që numri më i madh i flamengove të cilët vizitojnë Kriporen vijnë nga Italia dhe Turqia. Folezimi më i afërt i këtij lloji gjendet afër Barit, në kriporen “Margerita di Savoja”, ku në vit folezohen (shumohen) rreth 200 çifte.

Flamingot janë në Aneksin 1 të Direktivës së shpendëve dhe janë lloj i rëndësisë së veçantë për mbrojtje në Bashkimin evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Hajro Ulqinaku: Ulqini na qenka Parajsa në Tokë!

Të gjithë ne jemi të vdekshëm, vetëm deti dhe libri janë të përjetshëm. As populli nuk mundet të ruajë në kujtesë sa një libër. Ulqini është një histori e moçme prej 2500 librash të pashkruara.