Fillimi i punës së Kripores në vitin 1934 ishte pikënisje e zhvillimit të Ulqinit në historinë e re. Aty punuan kuadrot më të mirë, të cilët erdhën nga i gjithë shteti i atëhershëm. Vetëm nga Dalmacia erdhën rreth njëzet inxhinierë.
Arkitekti i Kripores, drejtori dhe inxhinieri Ante Kolludroviq, ishte kryetari i Aero – Moto Klubit, i cili para tetë dekadash organizoi Aero – Mitingun në Ulqin.
Kjo ndërmarrje e parë në Ulqin asokohe kishte bibliotekën për punëtorët e vet, e pastaj edhe kinema – projektorin.