Pompat në Gjerana janë ndezur sot dhe po provohet puna e tyre, ndërsa prej nesër gjendja do të jetë e rregullt, mëson Portali Ul-info nga Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit në Qeverinë e Malit të Zi.
Në këtë mënyrë nisi procesi i heqjes së ujit të ëmbël e pastaj fillon futja e ujit të detit në basenet e Kripores.
Nga Qeveria thonë se punëtorëve në Gjerana do ti asistojë policia në mënyrë që të shmanget çdo mundësi e sabotimit.
Në këtë proces janë të kyçur edhe përfaqësuesit e Komunës së Ulqinit dhe Komisionit evropian.