Kriporja prapë është në shënjestrën e vandalëve. Tani, siç është deklaruar nga Organizata sindikale, objektivi i tyre ishte pompa shumë e rëndësishme në Gjerana, ku janë shkatërruar elektroinstalimet.
“Dëmi është i madh dhe duhen shumë mjete që ai të sanohet”, tha kryetari i Sindikatës Marko Miranoviq duke shtuar që bëhet fjalë për qëllimin e vandalëve që të shkatërrohet prona e Kripores.
Ky është diversioni i tretë në Kripore në 45 ditët e fundit. Policia akoma nuk ka zbuluar asnjë nga autorët edhe pse çdo sabotim është lajmëruar në mënyrë të rregullt.