Komuna e Ulqinit ka mundësi të marr prej tetorit të këtij vitit drejtimin me Kriporen, mëson Portali Ul-info.
Në administratën lokale në bashkëpunim me organizatat joqeveritare këto ditë po punohet në sjelljen e Studimit për Kriporen, në bazë të së cilës kjo zonë pastaj do të shpallet park i natyrës.
Parlamenti lokal më herët ka sjell vendimin që Kriporja të jetë zonë e mbrojtur në të cilën do të prodhohet kripa.
Nga Qeveria e Malit të Zi thonë se po kërkojnë investitorin i cili do të nis prodhimin. “Por shumëçka varet edhe nga dokumentacioni hapësinor-planifikues në mënyrë që të dimë se çka nga kapacitetet tjera është planifikuar në Kripore”, thonë në Ministrinë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit.