Prej sot 49 punëtor të Kripores kanë filluar grevën e urisë. “Ne luftojmë për shpëtimin e Kripores, ndërsa drejtuesit e fabrikës na minojnë. Për këtë arsye kemi vendosur të radikalizojmë protestën”, tha kryetari i organizatës sindikale të kësaj ndërmarrje më të vjetër në Ulqin Marko Miranoviq.
Greva e punëtorëve të Kripores ka filluar me 21 janar.
Këtë lloj proteste në fund të vitit të kaluar e kanë organizuar punëtorët e Qendrës për kulturë.